Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet babai

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij të mitur.

Shtetasi me inicialet S. Ç. banues në Gjirokastër akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur, vihet në pranga 41-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit S. Ç. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *