Rama për Veliaj: Bashkëpunim i suksesshëm, Erit nuk i mungojnë kurrë idetë

Kryeministri Edi Rama e cilëson të shkëlqyer bashkëpunimin me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë televizive, Rama tha se Veliajt nuk i mungojnë kurrë idetë dhe propozimet, ndërsa shumë prej projekteve i bëjnë bashkë.

Lali Eri ka lindur me këmishë sepse së pari, është themelore për një kryetar bashkie dhe një bashki që të ketë derën e hapur dhe disponimin e qeverisë qendrore për t’u ulur, diskutuar për projektet e për të marrë mbështetje. Në këtë aspect, mbështetja dhe mirëkuptimi nuk ka munguar kurrë. Së dyti, unë jam kryeministër, e kam bërë edhe kryetarin e Bashkisë, dhe e kam në gjak atë eksperiencën e kryetarit të Bashkisë. Duke pasur në gjak këtë eksperiencë, duke pasur në gjak Tiranën, sigurisht që jo vetëm mbështes Lali Erin, por edhe e nxis shume, ndaj jemi edhe në simbiozë të plotë, që na jep mundësi të bëjmë gjëra. Gjërat që bëjmë, i bëjmë bashkë. Ai sigurisht ka detyrën të mendojë 24 orë për Tiranën, të jetë proaktiv në qasje, të vijë me propozime, që nuk i mungojnë me thënë të drejtën, dhe sigurisht është një bashkëpunim shumë i suksesshëm”, theksoi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *