Dhunohet mjeku në Urgjencën e QSUT! Autori i droguar e godet me grusht

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në QSUT, ku një pacient ka qëlluar me grusht mjekun Arianit Gogo.

Mësohet se pacienti i identifikuar si Avjerino Vjeroi ka qenë nën efektin e  lëndëve narkotike dhe ka goditur mjekun.

Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e tjerë të Urgjencës për të normalizuar situatën, e ndërsa raportohet se 28 vjeçari u dërgua për trajtim në  spitalin psikiatrik Nr.5 Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e çuan autorin të dhunojë mjekun.

Materialet janë referuar në prokurori për plagosje e lehtë me dashje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *