Dhunimi dhe helmimi i politikanit serb, reagon Kurti!

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj politikanit serb Nikolla Sanduloviç, lider i opozitës në Beograd.

Kurti në Facebook shkruan se dhuna e ushtruar ndaj politikanit është sepse Serbia kërkon të mohojë të kaluarën dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve.

“Jam thellësisht i brengosur nga raportimet për sulmin dhe maltretimin e liderit opozitar serb Nikola Sanduloviq nga Shërbimi Sekret i Serbisë, një ditë pas kërkim faljes së tij publike për krimet e Serbisë në Kosovë. Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, z. Sanduloviq, sot pas trajtimit në qendrën spitalore të emergjencës është arrestuar dhe po mbahet në burg. Prokurori publik në Nish paska ngritur aktakuzë kundër tij për shkaktimin e mosdurimit racor dhe etnik kundër serbëve!

Kur krerë shtetërorë të Serbisë mohojnë publikisht krimet e masakrat ndaj shqiptarëve, siç kishte bërë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në vitin 2019 duke e cilësuar masakrën e Reçakut si fabrikim (https://www.kosovo-online.com/…/vucic-i-ja-i-svi…; https://www.telegraf.rs/…/3129278-vucic-i-too-say-that…), e pastaj edhe ish ministri i punëve të brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin në 2021 duke e quajtur atë falsifikim dhe gënjeshtër e madhe (https://www.danas.rs/…/vulin-racak-je-velika-laz-i…/; https://n1info.rs/…/serbian-police-minister-denies…/), ata synojnë që ta mohojnë të kaluarën dhe të vërtetën e tyre. Por e vërteta nuk i bindet as mohimit, as imponimit e as frikësimit. Ky brutalitet i aparatit shtetëror shpërfaqë edhe njëherë fytyrën e regjimit të Serbisë përballë qytetarëve të saj që kanë guximin të njohin e të pranojnë të vërtetën dhe të shprehin kërkim faljen për krimet gjatë luftës, gatishmërinë për paqe, e përkushtimin për pajtim.

I uroj shërim, rikuperim dhe lirim sa më të shpejtë Kryetarit Sanduloviq”, shkruan Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *