Dhunë, vjedhje, drejtim mjeti në gjendje të dehur/ Arrestohen 12 persona brenda 24 orëve

12 persona kanë përfunduar në pranga të policisë, pasi akzuohen për një sërë veprash penale. Sipas njoftimit të bluve mësohet po ashtu se janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i poltë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Xh. K., 23 vjeç, banues në Kamëz, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetas të mitur, pasi kanë vjedhur disa vegla pune, në një firmë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– O. L., 27 vjeç, banues në Pezë Helmës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

– A. H., 22 vjeç, banues në Vaqarr, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– F. Z., 26 vjeç, Xh. H., 32 vjeç dhe E. S., 42 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

– R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit dhe pa leje drejtimi;

– P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin S. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja Xh. S., 37 vjeçe, banuese në Bathore, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *