Andrew Tate flet për arrestimin e tij: Gratë “xheloze” përfitojnë për të na çuar në burg

Influencuesi Andrew Tate pretendoi se shkak për arrestimin e tij janë gratë që sipas tij përdorin sistemin për të ‘ndëshkuar burrat’. Në dokumentet ligjore, Tate pretendoi se ‘gratë xheloze që nuk dinë asgjë’ kishin ideuar arrestimin e tij duke përdorur sistemin gjyqësor.

Tate, 36 vjeç dhe vëllai i tij Tristan Tate, 34 vjeç, së bashku me dy bashkëpunëtoret e dyshuara femra, Luana Radu, 32 vjeç dhe Georgina Naghel, 28 vjeç, u liruan nga burgu rumun, duke u vendosur në “arrest shtëpie”.

Në një postim në Twitter të dielën, Tate u premtoi ndjekësve të tij besnikë – të cilëve ai i referohet si ‘G-s’ – një përditësim në një email të gjithë çfarë ka ndodhur. Dokumentet ligjore tregojnë se vëllezërit Tate akuzohen se kanë përfituar nga dobësitë e grave dhe i detyrojnë ato të punojnë 12 orë në ditë me vetëm një pushim prej 5 minutash.

Tate tha në deklaratën e tij në Polici se: Gratë e kuptojnë se si të përdorin sistemin gjyqësor për të ndëshkuar burrat. Mendoj se këto deklarata kundër meje i japin ato gra xheloze ndaj meje, që nuk dinë asgjë dhe thjesht më kërkojnë para për të bërë pazar.

Pas lirimit të tyre, sipas një burimi pranë vëllezërve, gjërat e para që ata kërkuan ishin telefonat e tyre dhe një grumbull frutash të freskëta, të cilat i hëngrën me ekipet e tyre ligjore dhe të sigurisë. Ata lejohen të përdorin mediat sociale gjatë kohës që janë në arrest shtëpiak, por u ndalohet të kontaktojnë dëshmitarët.

Vëllezërit nuk mund të largohen nga kompleksi i tyre nëse nuk u jepet leja nga gjykata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *