Detaje të reja nga krimi në Itali/ Autori: Konsumonin shumë shpesh darkë bashkë, një ditë…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në Itali, ku Taulant Malaj ka qëlluar për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja. Që të dielën ndodhet pas hekurave dhe në rrëfimin e tij, ka folur edhe për takimet e gruas Tefta me italianin Massimo.

Sipas tij, të dy konsumonin shumë shpesh drekën bashkë dhe thotë se këto momente i ka regjistruar me celular.

“Një ditë, ai mori gruan time me Maserati-n e tij”, rrëfeu Taulanti. I fiksuar pas xhelozisë së gruas, vrau italianin me teh celësi dhe më pas shkoi t’i merrte jetën 39-vjeçares me të cilën ka 2 fëmijë. Në tentativë për të vrarë gruan, i doli para vajza 16-vjeçare të cilën e qëlloi me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Për djalin 5 vjeçar që ishte fshehur prapa divanit, Taulanti tha se e kishte parë, por e kurseu dhe shpëtoi pa u lënduar. Ai është marrë nga dajat ndërsa Tefta po merr trajtim mjekësor në spital.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *