Detaje të reja nga ekzekutimi i Nikulaj/ ADN-ja e britanikut gjendet në mjetin e Haxhisë

Prova të reja kanë dalë në dritë për grupin e vrasësve me pagesë që ekzekutuan biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Edmond Haxhia u largua nga Shqipëria përmes Rinasit vetëm pasi u bind se vrasja nga gjakmarrje do të kryhej.

Më herët kishte tentuar me oferta në Fushë-Krujë, madje i ishte afruar aq shumë shënjestrës sa kishte luajtur futboll me të afërm të familjes Nikulaj.

Por askush nuk e njihte mbasi kishte emigruar në Angli që 14 vjeç dhe ndërkohë ishte kthyer në zonë me qëllimin për të orientuar një skuadër të huaj vëzhguesish dhe vrasësish që duhet të eliminonin për gjakmarrje Ardian Nikulaj.

Policia dhe prokuroria e Lezhës janë të bindur me prova se i dyshuari Edmond Haxhia arriti të shfrytëzojë edhe partneren e tij, e cila më 27 shkurt bleu me akt noterial motorin e afishuar për shitje nga një kryeqytetas. Kur policia përfundoi krahasimet dhe telefonoi pronarin e vërtetë të motomjetit ai u përgjigj i nxehur ‘e kam shitur’ .

Pikërisht ky motor u përdor nga portugezi Ruben Saraiva, i cili teksa qëndronte në Shkodër prej 14 shkurtit, nuk rezervohej kur shfaqej në video duke sharë.

Ndërkohë është bërë e ditur se si prova e pakundërshtueshme është ADN-ja që lidh të kërkuarin Harry Simson, në rolin e vëzhguesit me të njëjtin profil gjenetik të gjetur në mjetin e marrë me qira nga Edmond Haxhia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *