Detaje të reja/ Kush janë 2 vëllezërit e plagosur sot në Shkodër (EMRAT)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e dy vëllezërve në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Mësohet se të plagosur kanë mbetur vëllezërit Hot Doçi 30 vjeç dhe Marjan Doçi 23 vjeç.

Vëllezërit janë qëlluar më armë zjarri rreth orës 19.45, teksa mësohet se janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa bëhet e ditur se në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *