Detaje/ Si u rrëzua nga kati i katërt e mitura në Sarandë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sarandë ku një 11-vjeçare është rrëzuar nga kati i katërt. Mësohet se e mitura është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Dyshohet se 11-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë me vëllanë e saj. Burime bëjnë me dije se vajza ka tentuar të kalojë nga ballkoni në shesh pushim kur është rrëzuar.

Gjithashtu mësohet se nëna e tyre i kishte lënë brenda në banesë, pasi shkonte për në punë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *