Detaje/ Droga ishte fshehur në mesin e 6500 ton qymyr, deri më tani “zbërthehen” 50 kg kokainë, vijojnë “gërmimet” në portin e Durrësit

Këtë të martë është kapur një sasi e konsiderueshme droge në portin e Durrësit, kjo e fshur në një anije e cila transportonte qymyr.

Mësohet se deri më tani janë nxjerrë rreth 50 kg kokainë nga ngarkesa me qymyr. Droga ishte futur në 2 çanta, në mes të qymyrit dhe ka qenë vinçieri kur po mbushte kovën me qymyr ka konstatuar kokainën.

Burime për median bëjnë me dije se dyshohet që sasia është akoma më e madhe, ndërsa pritet të nisë puna për kërkimin në do cep të anijes.

Sakaq, kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, mësohet se është zbuluar edhe nga ndërkombëtarë, të cilët kanë dhënë edhe informacionin tek pala shqiptare në portin e Durrësit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *