‘Dështuan’ në marrjen e azilit/ 1000 shqiptarë u kthyen nga Britania 5 muajt e fundit

Nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në vend. Ata kanë dështuar për të marrë azil në Britani të Madhe.

Ekipet operacionale të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë ngritur një task forcë të përbashkët për migracionin, për të koordinuar masat dhe veprimet e specializuara operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Zbatimit të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, u shpreh se nuk ka asnjë shans për shtetasit shqiptarë që vijnë në mënyrë ilegale.

“Këto shifra janë dëshmi se partneriteti ynë me qeverinë e Shqipërisë për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore për të qenë në MB po funksionon. Ndërsa ne e intensifikojmë më tej këtë aktivitet, shtetasit shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë të drejtë të jenë këtu, nuk duhet të kenë asnjë iluzion se do t’i largojmë sa më shpejt të jetë e mundur” – shtoi ai.

Në vitin 2022 ka pasur 1888 kthime të shtetasve shqiptarë, nga të cilët 954 (51%) janë kthime të detyruara dhe 934 (49%) kthime vullnetare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *