Dëshmoi për 60 minuta, Elvis Roshi del nga SPAK, ja për çfarë është pyetur

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ka dalë nga ambientet e SPAK ku u paraqit ditën e sotme.

Roshi ka qëndruar në ambjentet e SPAK për më shumë se 60 minuta, ndërsa pas daljes ai nuk ka pranuar të japë një prononcim për mediat duke u favorizuar nga fakti se po binte shi.

“Për çfarë u thirrët në SPAK? “ishte pyetja që iu drejtua, por ai refuzoi të përgjigjej, duke mbuluar fytyrën me çadër.

Burime për mediat bëjnë të ditur se ish-kryebashkiaku është thirrur për llogari të hetimeve rreth një tenderi që është zhvilluar në kohën kur ka qenë kryetar bashkie në Kavajë.

Në kuadër të këtij hetimi të çelur ka dhe të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që po merren në pyetje për të pasur rezultate konkrete. Roshi është një ish-kryebashkiak kontrovers, pasi ka qenë një ndër zyrtarët që është shkarkuar pas shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *