Dëshmitë e Nuredin Dumanit në SPAK, Artan Hoxha: Do të ketë arrestime të bujshme

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka bërë dy paralajmërimi të forta ditën e sotme në një intervistë në ABC.

Hoxha tha se si rrjedhojë e dëshmive të Dumanit në SPAK, pritet që të ketë arrestime të bujshme, gjithashtu u shpreh se nuk do të dëgjojmë më të flitet për Talo Çelën, një nga shumë të kërkuarit e policisë.

“Janë disa prokurorë në Elbasan mesa di unë. Nuk është vetëm ai, kanë patur këto çështje. Hetimi për Dumanin nisi nga Elbasani dhe kaloi në SPAK. Do të ketë zhvillime shumë shpejt, do ketë arrestime të bujshme. Ka dhënë shumë informacione të rëndësishme. SPAK ka marrë shumë informacione për shumë krime, ka atentate në Elbasam, Kavajë, Durrës, Fier, Vlorë madje dhe në Shkodër. Është një grup krillerash që do zbërthejnë shumë ngjarje të rëndësishme. A do e gjejnë Talo Çelën? Nuk ka për të folur më. Nuk do e kemi më shansin për të folur e dëgjuar Talo Çelën. Ndoshta do ta sqaroj njëherë tjetër,”-tha Hoxha.

Por pse nuk do të flasë me Talo Çela, i ka ndodhur ndonjë gjë, apo do ka diçka tjetër që ende nuk e dimë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *