Dëshmia/ Ja si u kërcënua biznesmeni për t’u tërhequr nga tenderi

Louis Konomi është personi i shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit pasi së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Në dëshminë e tij, biznesmeni rrefen se fillimisht ka qenë konkurrenti i tij, Shaqir Alcani dhe i biri, që i kanë kërkuar të tërhiqej nga tenderi. Me ta ai pohon se ka patur njohje shkak të biznesit në të njëjtën fushë.

“Kur aplikova në fillim kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata. Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata”.

Me tej Myftaraj tregon se babë e bir kishin kontraktuar Edmir Bocin dhe Louis Konomi për ta kërcënuar me qëllim tërheqjen nga gara.

“Më datë 06.04.2023 më kontaktoi Edmir Boçi të cilin nuk e njihja. E kam takuar në një lokal në zonën e Medresesë në Tiranë dhe bashkë me të ishte dhe Louis Konomi. Këta persona më thanë të tërhiqesha nga prokurimi publik që unë kisha fituar, në të kundërt do kisha problem me ta. Të nesërmen në datë 07.04.2023 kam takuar sërish Edmir Boçi i cili më kërkoi sërish të tërhiqesha. Pasi nuk pranova më ka telefonuar Louis Konomi dhe më tha tekstualisht “Me këtë që bëre që nuk u tërhoqe nga tenderi unë do të të vras djalin”. Për këto kërcënime biznesmeni Myftaraj tregon se ka vënë në dijeni dhe Algert Alcanin, i cili sipas tij i është shprehur se nuk do lejonte askënd të tallej me babain e tij, Shaqirin. Këta të fundit së bashku me Edmir Bocin janë vënë në pranga nga policia ndërsa pritet të dalin para gjykatës paraditen e së enjtes.Tv klan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *