Derbi/ Masa të rënda për Tiranën dhe Partizanin

Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer me masat ndaj Tiranës dhe Partizanit pas ngjarjeve në derbin e fundit që u luajt këtë të mërkurë në ”Air Albania”. Hedhje sendesh në fushë nga tifozët, por edhe parulla homofobike, kanë qenë objektivi i gjobave të majme që kanë marrë të dy klubet.

Ndërkohë, është dënuar edhe Tefik Osmani, pasi drejtuesi i Tiranës është cilësuar fajtor për provokim të publikut.

Ndërkaq, është dhënë vendimi edhe për humbjen në tavolinë të Besëlidhjes për sfidën ku nuk u paraqit ndaj Korabit, duke homologuar kështu fitoren e dibranëve dhe pozicionimin e tyre në zonën play-off të Kategorisë së Parë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 19.05.2023KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe shfaqjen e banderolave homofobike, në bazë të nenit 5 të statutit të FSHF dhe neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Tirana, Tofik Osmani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Besëlidhja, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “KF Korabi-KF Besëlidhja“ në bazë të nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Klaudio Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *