Denoncimi/ Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Përleshje të reja kanë ndodhur në mes të serbëve dhe KFOR-it në Zveçan. Kështu bëjnë të ditur gazetarët e T7 që ndodhen në terren. Gazetarët po hasin në probleme që të kryejnë punën e tyre dhe të sjellin pamje nga vendi i ngjarjes.

“Para pak minutave qytetarët serbë kanë sulmuar edhe një herë ushtarët e KFOR-it. Drejt tyre u hodhën molotov dhe fishekzjarrë e shok bomba. Gjatë tërë ditës në Zveçan ka pasur kërcënime ndërsa në orën 4 protestuesit janë larguar, fillimisht”, tha gazetari Unitet Berisha.

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *