Denoncimi i Berishës: Arben Ahmetaj dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat bëri një denoncim se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po kërcënohet me jetë, që të mos flasë sipas tij për aferën e inceneratorëve.

“Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve, janë të drejtuara në hetimin e vjedhjes së shekullit. Dua të shtoj këtu se afera e djegësve, e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit është dështimi i shekullit. Hetimi i suksesshëm, ose dështimi i tmerrshëm i këtij hetimi. Ndaj jam këtu sot për të denoncuar para shqiptarëve disa zhvillime me të cilat kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të penguar hetimin. Ju informoj se prej 3 javësh breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, i vërshojnë Arben Ahmetajt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *