Dënohen katër shqiptarë, pas Anglisë shtëpi bari edhe në Skoci

Katër persona që udhëtuan në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht janë burgosur pasi u kapën duke punuar në një fermë kanabisi prej 400 mijë paund, në një hotel të braktisur në Aboyne.

Grupi, i gjithi shqiptarë, pretendoi se përfunduan duke punuar si “kopshtarë” në kultivimin e madh të drogës për të shlyer borxhet ndaj bandave të krimit të organizuar.

Sipas medias skoceze , Fabio Marku, 28 vjeç, Arjel Lleshi, 24, Glevis Xhepa, 26 vjeç dhe Donald Xhepa, 29 vjeç, janë arrestuar në HMP Grampian që kur u zbuluan në hotelin Huntly Arms më 16 janar të këtij viti.

Policia konfirmoi se nuk bëhej fjalë për trafik njerëzor dhe se të katër burrat zgjodhën të punonin në fermën e kanabisit me vullnetin e tyre të lirë.

Operacioni i paligjshëm u zbulua nga një arkitekt. Ai zbuloi se bravat ishin ndërruar dhe, pasi hyri në pronë, gjeti 520 bimë kanabis që rriteshin nën dhjetëra drita në sallën e vjetër të balloit. Katër emigrantët e paligjshëm u gjetën nga policia të njëjtin mëngjes duke qëndruar në një dhomë të hotelit me 50 dhoma gjumi.

Ata u dërguan në dhomat e paraburgimit Kittybreëster, dhe më vonë u njohën me akuzën ndaj tyre. Në përgjigje, Glevis Xhapa i tha policisë: “Kam ardhur në punë vetëm dy ditë më parë, por u desh të largohesha se nuk kishte punë” dhe “kam ardhur këtu vetëm për të punuar, asgjë tjetër”.

Tre të arrestuarit e tjerë nuk kishin asgjë për të thënë në atë kohë. Të dy prej tyre u deklaruan fajtorë për një akuzë të vetme, shpërndarje e lëndëve narkotike.

520 bimët e vogla narkotike arrinin vlerën 220 deri në 810 £ secila në tregun e zi. Së bashku ato mund të shkonin në një vlerë 114,400 deri në 421,200 £ në maturim të plotë.

Patrick Brelhany, avokati mbrojtës i Fabio Marku, i tha gjykatës se klienti i tij kishte udhëtuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte rreth 15,000 euro borxh kur iu ofrua punësim në Skoci. Gjykatësja Morag McLaughlin u tha të arrestuarve se të gjithë meritonin të njëjtën masë dënimi.

“Nuk mund t’i imagjinoj rrethanat në të cilat dikush duhet të jetojë për të marrë përsipër rrezikun e ardhjes së paligjshme në këtë vend.

Por sidoqoftë, ligji është i qartë – edhe për ata që punojnë në pozicione të nivelit të ulët në ndërmarrje të tilla si prodhimi i kanabisit. Rezultati është dënim me burg”- tha ajo.

Më 17 janar të këtij viti, Gjykata dënoi secilin nga katër burrat me dy vjet burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *