Deklarata e Olta Gixharit, një ditë para zgjedhjeve: Me Berishën më ka ngelur hatri

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, të cilët janë kuriozë të dinë sa më shumë gjëra rreth saj.

Dikush e ka pyetur në lidhje me shoqen e saj Armina Mevlanin, por ajo ka mbështetur Luiz Ejllin në BB VIP.

“Të ngeli hatri me Arminën që mbështeti Luizin më shumë dhe jo ty që të ka shoqe?”, e pyeti dikush, të cilit iu përgjigj me “aspak”.

“Aspak. Unë Arminën kam shoqe të mirë. Të gjitha shijet janë të drejta”, përgjigjet Olta, e cila më pas shton: “Kurse me Berishën po, më ka ngelur hatri”.

Kjo deklaratë e Gixharit vjen një ditë para zgjedhjeve, për të cilat ka shprehur hapur votën e saj. Olta ka treguar se është simpatizante e kandidatit të PS për Tiranën, Veliajt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *