Deklarata e fortë e Bylykbashit: Në Durrës po blihet 200 euro vota, po shkelin këdo

Deputeti demokrat Ored Bylykbashi thotë se socialistët nuk kanë çfarë ofrojnë më pas zgjedhjeve të 14 majit.

Bylykbashi shton më tej se kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Durrës, Igli Cara, do të sjellë ndryshim.  Ai tha në ‘News24’ se Cara ka refuzuar ti përgjigjet sulmeve të kryeministrit Rama dhe se nëse qytetarët do votojnë për kryebashkiaken Emiriana Sakon, do të marrin si paketë dhe këtë të fundit.

Ai deklaron më tej se Durrës po regjistrohen raste të shitblerjes së votës, që sipas tij çmimi i saj shkon dhe 200 euro.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga takimi i durrsakëve dhe qytetarëve për të votuar ndryshimin. Në të gjithë Shqipërinë, qytetarët kanë nevojë që të bëjnë ndryshimin. Është mundësia që të ndërtohet një program që jep shpresa. dhe këtë ka bërë Igli Cara. Ai është fokusuar te ndryshimi. Socialistët nuk kanë ça ofrojnë më. Qytetarët e Durrësit kanë mundësi që të ndryshojnë. Njerëzit nuk durojnë më dhe thonë; do votojmë për Igli Carën. Cara ka refuzuar që t’i përgjigjet sulmeve të Ramës dhe fushatës së Sakos. Igli Cara përfaqëson të gjithë opozitën në Durrës. Ai përfaqëson vullnetin për të bërë të mundur ndryshimin në Durrës. Iglin e njohin gjithë durrsakët.

Ai ka eksperiencën e qytetit, i takon njerëzit. Meta dhe Berisha, janë dy politikanë që në të shkuarën e kanë futur në katror Ramën. Qytetarët kanë nevojë për një administrim, për një administrator të mirë. Dhe jo që merr urdhër nga qeveria, nga Tirana. Quhet vetëqeverisje, dhe jo qeverisje. Nëse votojmë Sakon, do të marrim paketë, Ramën dhe Dakon. Shpesh herë deklaratat e tij marrin nuanca bullizuese. Edhe ato postera që kanë vendosur, është e ndaluar me ligj. Ai ka dominuar gjithë territorin dhe se po përpiqet që të zgjedhim kryetarin e bashkisë së Shqipërisë, Edi Ramën. Ne kemi nevojë për decentralizim. Atij mund të mos t’i dalin llogaritë, ndaj do të shkelë ligjin.

Ai i është qepur pushtetit. Është pas Enver Hoxhës, personi i dytë që qëndron për një kohë të gjatë në pushtet. Rama u plak në pushtet, pa pranuar që duhet të vijë dikush tjetër aty. Ai është gati të shkelë këdo, përfshirë dhe shtetin e së drejtës. Po përpiqen që të blejnë njerëzit. 200 euro ose 200 mijë lekë thuhet se po japin për një votë. Kështu flasin qytetarët. Po përpiqen që të blejnë vota.

Po përpiqen që të blejnë njerëzit. 200 euro ose 200 mijë lekë thuhet se po japin për një votë. Kështu flasin qytetarët. Po përpiqen që të blejnë vota. Kemi kërkuar që nga oborret e shkollave, apo dhe vendeve të tjera ku janë vendosur qendrat e votimit, të jenë larg patronazhistët apo eksponentë kriminelë të PS. Nëse ndodh kjo gjë, do të kërkojmë ndërhyrjen e policisë. Dje kemi bërë kallëzim penal që në Bashkinë e Durrësit janë përdorur karta të të tjerëve. Nëse kjo ndodh sërish, do i djegë më tej. Ndaj mos t’i shkojë mendja. Presim prokurorinë që të ndërhyjë.”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *