Deklarata bombë e gazetarit: Laçi po prodhon funerale për rininë jemi kthyer në vitet 97′

Gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë ku tha se atentati me tre të vrarë dje në Fushë-Krujë tregon se autorët nuk kanë frikë nga askush. Ai ka ngritur alarmin se Laçi është shndërruar në qytet funeral, ku të rinjtë po varrosen si në vitet 1997-1998.

“Laçi është shndërruar në qytetet funeral. Nuk jemi në 97-98 që të varrosësh tre të rinj. Autorët nuk kanë patur frikë nga askush. Janë ca telenovela turke që s’ka askund polici, se kështu e ka vendosur regjisori, njësoj edhe këtu.

Në këto raste postblloku i policisë e ka zero shansin të përballet, se mund të humbësh edhe jetën. Stacioni i policisë në Fushë Krujë është më i sulmuari me lëndë eksplozive, ia hidhnin mbi muret. Zona Lezhë-Kurbin-Fushë Krujë ia ka kaluar edhe Elbasanit, në Elbasan mbaruan, zgjedhjet u bënë, Dumani u dorëzua. Ngjarja e fundit me tre të vrarë ka ndodhur me 29 dhjetor 2019. Dhe ishte fillimi, jo fundi i një serie vrasjesh”, tha ai .

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *