Deizi Arapi dhe Marsel Buçi përsëri në polici, pezullohet shefi i krimeve

Shefi i krimeve në Komisariatin e Devollit, është pezulluar nga detyra për tre ditë dhe ndaj tij ka nisur hetimi për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”. Kjo masë është marrë pas ankesës për dhunë të bërë në Agjensinë e Mbrojtjes Policore nga Marsel Buçi, mjeti i së cilit u dogj pak ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme u shoqërua në komisariat Deizi Arapi dhe Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit. Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati, i cili ka qenë prezent në ambjentet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast. Shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *