Degradon sherri me nënën, 20-vjeçari e plagos me pirun në bark

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka dhunuar të  ëmën e tij dhe më pas e ka plagosur. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar nënën e tij fizikisht dhe psikologjikisht.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Klevi. L., i cili ka dhunuar dhe ka plagosur me pirun nënën e tij. Forcat e komisariatit numër 6, kanë arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin.

I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes, ku pas një konflikti verbal i biri ka qëlluar me pirun në bark nënën. Gruaja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe është pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *