“Defender 23” Forcat e SHBA dhe NATO do stërviten në Shqipëri

Stërvitja e përbashkët ushtarake “Defender 23” ka nisur. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se kjo stërvitje drejtohet nga Komanda Europiane e SHBA.

Aty do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme. Krenarë për këtë rol, duke treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë maksimal për të gjithë ushtarakët dhe personelin që janë pjesë e këtij misioni të rëndësishëm. Bashkëpunimi dhe mbështetja jonë, thelbësore për paqen dhe stabilitetin në rajon” – shkruan Peleshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *