Dedikim prekës për Hanën dhe thumba ndaj Loredanës, reperja i përgjigjet Mozzik

Ditën e djeshme Gramoz Aliu i njohur si Mozzik publikoi dedikimin e radhës për vajzën e tij Hana. Ai lançoi këngën e re me titull “Të Dua”, për vajzën e tij Hana. Më shumë se një këngë, ajo ishte një histori prekëse e një babai i cili vuan faktin që nuk e ka vajzën e tij afër. Nëpërmjet rreshtave Mozzik ka treguar historinë e tij të shumë përfolur me reperen, ndarjen që përpasojë bëri që sot ai ndodhet në Kosovë dhe vajza jeton me të ëmën Loredanën, larg tij në Zvicër.

Sigurisht në një dedikim kaq të ndjerë për Hanën, nuk kishte si të mos përmendej edhe Loredana. Reperi nuk ka hezituar ta thumbojë ish-partneren me këtë këngë duke i hedhur “fajin” për ndarjen e tyre. Në një fragment të këngës Mozzik i drejtohet Hanës duke u shprehur tekstualisht:

“Hanë, e di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë, ka për të qenë më mirë unë asgjë mos me thënë se po të tregova është tepër e rëndë.”

Loredana pasi ka dëgjuar këngën ka reaguar në profilin e saj në ‘Instagram’. Po me këngë i është përgjigjur edhe Loredana, Mozzik-ut. Ajo ndau në ‘Instastory’ një fragment të këngës “Emotionally Scarred” të Lil Baby-t ku thotë:

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata. Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”

Kujtojmë që dyshja i dhanë fund lidhjes pas ribashkimit në verën e vitit 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë të dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana tregoi edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me babin e vajzës së tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *