Debati mes Deas dhe Efit/ Luizi-Ronaldos: Mos fut hundët ku s’të takon

Gjatë spektaklit të së shtunës u hap një televotim ku publiku do të votonte për 4 ish-banorë që do donin t’i shikonin sërish në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka ishin 4-ish banorët që u votuan më shumë për të hyrë sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Duket se Efi ka hyrë me një qëllim të caktuar, që të sulmojë Dea Mishel, e cila e nxorri në nominim me Kiarën dhe Luiz Ejllin dhe si pasojë u eliminua.

Ajo nuk e ka harruar këtë dhe që ditën e parë që hyri, nisi sulmin ndaj saj duke i thënë që të bëjë gati valixhet pasi do e nxjerrë nga shtëpia e BB VIP.

Vajzat janë përfshirë dje në një debat të ashpër. Dea Mishel iu drejtua Efit duke i thënë se u përpoq të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.

Efi i tha se ajo ka qenë gjithmonë ushtari i Olta Gixharit gjithashtu dhe ajo vajza që rri sy ulur dhe shtiret, e si pasojë e shtirjes së saj është harruar në shtëpi.

Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Ronaldo, të cilit i tha Luizi që të mos fuste hundët aty ku nuk i takonte.

Luizi: Është e njëjta lojë, i njëjti format, është i njëjti vit. Nuk është se erdhi vitin tjetër e me thënë hala ti te BB VIP2.

Ronaldo: Është e drejta e saj të përdorë çfarë do strategjie për të dalë në nominim kokë me kokë

Luizi: Nuk fole për strategji ti, fole për inat, aty ndërhyre ti

Ronaldo: Thashë mënyra e komunikimit mes dy gocave

Efi: Ça thamë? Nuk u shamë

Luizi: Kush je ti o vlla, ke ardhur për drejtor etike këtu?

Ronaldo: Këtë komunikim kam pasur. A doni me dalë në nominim me njëra-tjetrën, dilni. Por robi edhe ulet e flet.

Efi: E njohim njëra-tjetrën

Ronaldo: S’më djeg fare

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *