“Dashuria, një moment i nepsit s*ksual”/ Spartak Ngjela flet edhe për pendesat e tija

Avokati Spartak Ngjela ka folur në një intervistë ndryshe për “Fit Station” për shumë tema, nga ato politike, tek ato sociale. Një prej tyre ka qenë dhe dashuria.

Sipas Ngjelës, në 99% të rasteve flirti të çon në dashuri.

“Vajza e di më mirë. Tani vijmë te dashuria. Nuk e kanë gjetur saktë se çfarë është. Ca thonë sëmundje. Është një moment i caktuar kur e gjithë kënaqësia emocionale vjen dhe përqendrohet te portreti i një vajze ose një gruaje dhe ajo të bën të mendohesh gjithë ditën. Kështu e ka dhe vajza kuptohet. Kjo quhet dashuri sepse ta ka bllokuar mendimin, jo të gjithin, por ta ka lënë mendimin të konverguar në një pikë. Mund të kesh shumë mendime gjatë gjithë ditës, por ajo ta konvergon në një pikë, ti në vetë-vete mendon portretin e saj, ose zërin e saj, ose fantazinë tënde”, tha avokati.

I pyetur se si ka qenë raporti i tij personal me dashurinë, Ngjela deklaron ekselent, ndonëse ka një përkufizim për çfarë është dashuria.

“Shumë i mirë, ekselent. Por unë jam me teorinë dashuria është mobilitet permanent. Domethënë lëvizje permanente, me segmente është. Burri nuk e ka, kurse gruaja dhe vajza e kanë. Cilën? Vajza dy dashuri kalon. Nga dashuria për babain e vet te dashuria për fëmijën e vet, të tjerat janë segmente ikin. Ti ke një tel atje brenda, burri nuk e ka. Teli vjen si pasojë e natyrës suaj që nuk pranoni mendjelehtësinë e mashkullit, burrit. Unë e kam marrë nga psikologjia moderne që thotë se edhe femra më mediokër e kap mendjelehtësinë e djalit ose burrit dhe nuk e fal. Në momentin që është në dashuri, atë dashurinë më sublime nuk e vë re, sa ikën ajo, i vjen budallallëku këtu, i bie telit këtu, mund të këpusë që në goditjen e parë, por pret të dytin. E dyta këput telin, nuk e takon më ti atë. Jo”, tha ai.

E sa i përket pendesave, Ngjela rrëfen:

“Ka ndonjë rast i cili po të kisha unë më shumë vullnet mund të qe më përfundues. Ka, por unë kam qenë njeri i lirë. Kam ruajtur lirinë time interiore, nuk më intereson fare kjo liria e shtetit. Unë dua të kem lirinë time interiore. Liria interiore është të mos prekësh asnjë individ dhe të mos vjedhësh. Pastaj mund të ketë dhe 3-4 derivacione të tjera që të krijojnë lirinë interiore. Krijojnë personalitet, s’ke as armiqësi me njeri, kurse marrëdhënia e dashurisë nuk hyn këtu te kjo. Ajo është gati instinkt, është një moment i nepsit seksual që të çon tek afekti i bukurisë së një vajze ose një gruaje dhe kjo të hedh në atë që i themi dashuri. Në momentin që mbaron kjo duhet të fillosh një tjetër. Dashuria duhet të jetë mobilitet permanent”.

Për dashurinë e përjetshme ai ndalet te psikologjia moderne.

“Ka dashuri të përjetshme, janë shumë të rralla. Filozofia e psikologjisë moderne na thotë që e bashkuar me gjenetikën, ata të cilët dashurojnë gjithë jetën kanë biotip të barabartë. Kështu thonë gjenetistët modern. Po a gjendet biotipi? Në perëndim paguajnë për këtë. Venë nëpër klinikat e mëdha, laboratorët e mëdhenj, i thotë na gjej çfarë biotipash jemi. I thotë ai të barabartë, kënaqen ata, mund të shkojnë gjithë jetën. Po s’ke biotipin, është ajo që thashë mobilitet permanent”, shprehet Ngjela.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *