Daily Mail: ‘Gangsterët’ shqiptarë nuk ndalen as në burgjet britanike, muzikë dhe pije në qeli…

Duket se as burgu nuk i ndalon shqiptarët të ‘argëtohen’.

Daily Mail në një artikull të publikuar së fundmi flet për shqiptarë që postojnë video në Tik Tok nga burgu ku ndodhen. Njëri prej personave të përmendu nga Daily mail është 28-vjeçari Edison Kaculi.

Më tej artikulli vijon: Edison Kaculi, 28-vjeçari i dënuar me burg në Britani është bërë viral në rrjetin social TikTok pasi ka shpërndarë një video, duke bërë një simbol të armës me duar. Në video duket qartë që ai bashkë më miqtë e tij të qelisë kërcejnë duke dëgjuar muzikë rrep. Kaculi, mendohet se ka hyrë ilegalisht në Britani, tre vjet më parë dhe është dënuar në korrik për trafik droge.

Mirëpo, kjo nuk është videoja e vetme e postuar prej tij, pasi në disa të tjera është shfaqur duke pirë cigare, teksa në sfond dëgjohet: “Gang s***, djemtë e mi! Hajde, vendose”.

Përpos videove, janë publikuar dhe foto të një grupi prej 4 anëtarësh të veshur sportive, ndërsa bëjnë gjeste fyese.

Menjëherë pasi “MailOnline” kontaktoi Ministrinë e Drejtësisë dhe u krye një kontroll në burg, fotot dhe videot u fshinë.

Sipas statistikave të fundit të Home Office, aktualisht janë më shumë se 1,330 shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, duke i kushtuar taksapaguesit britanik më shumë se 57 milionë funte në vit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *