Organizatë kriminale që vepronte në Shqipëri, Mal të Zi dhe BE. Sekuestrohet 1 ton drogë, në pranga 10 persona

Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot në Mal të Zi. Dyshohet se anëtarët e organizatës kriminale vepronin në  Shqipëri , Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të tjera të rajonit dhe drejt Bashkimit Europian.

Operacioni i koduar “Bruda” është realizuar në koordinim me Prokurorinë Speciale të Shtetit, agjencinë kriminale të Britanisë së madhe në bashkëpunim me sektorin e Oficerëve të Policisë për luftën kundër krimit të organizuar të Serbisë dhe oficerët e policisë së Bosnjë-Hercegovinës.

Dyshohet se janë trafikuar gati 1 ton drogë. Ndërsa të paktën 14 operacione janë kryer në 14 vende të ndryshme, ku 10 persona ranë në pranga.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *