Covid-19 përhapet masivisht në shkollat e Beratit/ Mbi 23 të infektuar, mbyllen 5 klasa

Shumë raste me covid janë regjistruar në shkolla në qarkun e Beratit. Gjatë 24-orëve të fundit rezultojnë me Covid, 18 nxënës të moshave 14-19 vjeç.

Rezultatet e testeve të ardhura pranë ISHP-së Berat bëjnë me dije se, në cdo grup nxënësish prej 40 të testuar 23 prej tyre kanë rezultuar “pozitiv”.

Situata paraqitet problematike në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” dhe gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat si dhe në shkollën 9-vjeçare “Karaman Ylli” në Skrapar.

2 klasa në shkollën “22 Tetori”, 2 klasa në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” dhe 1 klasë në shkollën “Karaman Ylli”, janë mbyllur ndërkohë që po vijon edhe hetimi epidemiologjik i rasteve, për të shmangur zinxhirin e infektimeve.

Dyshimet janë se në këto shkolla ka mësues të pavaksinuar, ndërkohë që dhe masat e marra në klasa lënë shumë për të dëshiruar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *