Covid-19 në vend/ MSH publikon shifrat e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 273 testime, nga ku 17 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. 9 raste kanë rezultuar pozitivë në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Lezhë, Dibër, Fier, Lushnje, Vlorë, Himarë.

Aktualisht janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,201 që nga fillimi i epidemisë.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit vijon të kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *