Covid-19 në vend/ MSH: Ja sa raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

22 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 338 testime që janë kryer në total.

15 raste pozitive ishin në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Korçë, nga 1 qytetar në Kurbin, Fier.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,150 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *