Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 38 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet për asnjë humbje jete.

Nga 581 testime të kryera janë infektuar 38 qytetarë, ndërsa janë shëruar 17 pacientë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë: 581 testime, 38 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 17 të shëruar në 24 orët e fundit

29 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 38 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Vlorë, Sarandë, Korçë, Dimal, Elbasan, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, Maliq.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,948 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 38
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 581

Testime totale 1,996,731
Raste pozitive 331,783
Raste të shëruara 327,948
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 158
Vlorë 26
Fier 11
Berat 11
Durrës 10
Gjirokastër 9

Shkodër 4
Elbasan 3
Lezhë 3
Korçë 3
Kukës 1
Dibër 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *