Covid-19/MSH:338 raste pozitive dhe një humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet e infektimeve nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 338 qytetarë nga 1108 testime që janë kryer në 24 orët e fundit.

Sakaq janë shëruar 317 qytetarë dhe një person ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë kryer 1108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 338 qytetarë, në këto bashki:

116 në Tiranë, 17 në Lushnje, 15 në Durrës, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Fier, Elbasan, nga 10 qytetarë në Lezhë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Sarandë, nga 8 qytetarë në Kamëz, Vlorë, nga 7 qytetarë në Shijak, Divjakë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Himarë, Berat, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Korçë, Maliq, Dimal, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Krujë, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Kurbin, Mat, Memaliaj, Pogradec, Kolonjë, Peqin.

Janë 3,572 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Pogradeci 47 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 317 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,000 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2022)

  • Raste të reja ditore 338
  • Të shëruar në 24 orë 317
  • Të shtruar në spitale 19
  • Humbje jete në 24 orë 1
  • Testime ditore 1108
  • Testime totale 1,958,354
  • Raste pozitive 327,153
  • Raste të shëruara 320,000
  • Raste Aktive 3,572
  • Humbje jete 3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 1,651
  • Fier 356
  • Elbasan 261
  • Durrës 257
  • Shkodër 246
  • Vlorë 211
  • Korçë 207
  • Gjirokastër 120
  • Berat 108
  • Lezhë 89
  • Dibër 52
  • Kukës 14

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *