Covid-19/ MSH: Një humbje jete dhe 16 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin rreth situatës së Covid-19 në vend.

Në njoftimin zyrtar, MSH bën me dije se një person ka humbur jetën, ndërsa 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 310 testime, ka 16 qytetarë të infektuar, ka 1 humbje jete dhe 16 të shëruar në 24 orët e fundit

8 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 310 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

12 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë

Janë 156 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka humbje jete me SarsCov2, një qytetar nga Tirana, 80 vjeç.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Mars 2023)

Raste të reja ditore 16

Të shëruar në 24 orë 16

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 310

Testime totale 2,042,781

Raste pozitive 333,608

Raste të shëruara 329,852

Raste Aktive 156

Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140

Fier 8

Vlorë 6

Durrës. 3

Shkodër. 1

Elbasan. 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *