Covid-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet për asnjë humbje jete.

Ndërsa nga 558 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 558 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki:

13 në Tiranë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Berat.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,293 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 558

Testime totale 2,004,208
Raste pozitive 332,088
Raste të shëruara 328,293
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 13
Fier 11
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë 3
Durrës 2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *