Covid-19/ MSH: 88 raste të reja dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet e infektimeve nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 88 qytetarë dhe ka humbur jetën një tjetër.

Sakaq janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,792 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 484 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 88 qytetarë, në këto bashki:

39 në Tiranë, 9 në Fier, 7 në Lushnje, 5 në Gjirokastër, 4 në Durrës, 3 në Berat, nga 2 në Shkodë, Vau i Dejës, Vlorë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 në Pukë, Krujë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Klos, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Delvinë, Korçë.

Janë 1,513 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 15 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Mallakastra 63 vjeç.

Janë shëruar 189 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Shtator 2022)

  • Raste të reja ditore                88
  • Të shëruar në 24 orë          189
  • Të shtruar në spitale             15
  • Humbje jete në 24 orë           1
  • Testime ditore                     484
  • Testime totale                   1,970,376
  • Raste pozitive                      329,890
  • Raste të shëruara                  324,792
  • Raste Aktive                             1,513
  • Humbje jete                              3,585

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                    700
  • Shkodër                 167
  • Durrës                     134
  • Elbasan                   126
  • Vlorë                         88
  • Fier                           81
  • Gjirokastër                61
  • Berat                           51
  • Korçë                          44
  • Dibër                           30
  • Lezhë                          29
  • Kukës                           2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *