Covid-19/MSH: 63 raste pozitive dhe asnjë humbje jetë gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 63 qytetarë dhe nuk ka pasur humbje jetë në 24 orë.

Sakaq janë shëruar 65 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 63 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa Janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2022)

  • Raste të reja ditore 63
  • Të shëruar në 24 orë 65
  • Të shtruar në spitale 5
  • Humbje jete në 24 orë 0
  • Testime ditore 656
  • Testime totale 1,980,218
  • Raste pozitive 330,983
  • Raste të shëruara 326,882
  • Raste Aktive 512
  • Humbje jete 3,589
  • Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
  • Tiranë 259
  • Elbasan 53
  • Fier 44
  • Vlorë 37
  • Durrës 26
  • Dibër 19
  • Shkodër 17
  • Korçë 15
  • Lezhë 14
  • Gjirokastër 13
  • Berat 10
  • Kukës 5

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *