Covid-19/MSH: 3 raste të reja, dhe asnjë humbje jete për 24 orët e fundit

Ulen shifrat e COVID-19, nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 raste të reja dhe fatmirësisht asnjë persona nuk ka humbur jetën.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 95 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë në Gjirokastër.

Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,981 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 31 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 95

Testime totale 1,997,128

Raste pozitive 331,803

Raste të shëruara 327,981

Raste Aktive 229

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153

Vlorë 22

Gjirokastër 15

Berat 11

Fier 10

Durrës 8

Elbasan 5

Shkodër 1

Lezhë 1

Korçë 1

Kukës 1

Dibër 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *