COVID-19/ MSH: 278 qytetarë të infektuar, tre humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 në 24 orëve të fundit kanë regjistruar pozitivë me koronavirus 278 qytetarë.

Mësohet se tre persona kanë humbur jetën, si dhe janë shëruar 975 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 645 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 278 qytetarë, në këto bashki:

77 në Tiranë, 27 në Lushnje, 24 në Vlorë, 21 në Durrës, 19 në Sarandë, 13 në Divjakë, nga 9 qytetarë në Vorë, Berat, 8 në Kavajë, 7 në Himarë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Fier, Librazhd, nga 5 qytetarë në Has, Delvinë, Devoll, Përrenjas, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Gjirokastër, Gramsh, 3 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Përmet, Tepelenë, Peqin, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Roskovec.

Janë 7,539 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 66-75 vjeç, një qytetare nga Fieri 80 vjeçe. Janë shëruar 975 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 301,288 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 278

Të shëruar në 24 orë 975

Të shtruar në spitale 35

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 645

Testime totale 1,918,822

Raste pozitive 312,375

Raste të shëruara 301,288

Raste Aktive 7,539

Humbje jete 3,548

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,952

Fier 625

Durrës 573

Vlorë 454

Elbasan 393

Korçë 331

Shkodër 327

Berat 251

Gjirokastër 238

Lezhë 219

Dibër 114

Kukës 62.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *