Covid-19/ MSH: 21 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin për situatën me Covid-19 në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi, MSH raporton se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete dhe janë shënuar vetëm 21 raste të reja.

Njoftimi i MSH:

21 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 517 testime, nga të cilët 21 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

14 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Korçë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Skrapar.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,678 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 21 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 517

Testime totale 2,037,782
Raste pozitive 333,421
Raste të shëruara 329,678
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 119
Fier 8
Shkodër. 6
Berat. 4
Vlorë 3
Korçë. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Kukës. 1
Gjirokastër. 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *