Covid-19/ MSH: 17 raste dhe një humbje jetë gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me infektimet nga Covid-19.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë dhe një person ka humbur jetën.

Sakaq janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 176 testime, 17 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 172 të shëruar në 24 orët e fundit

12 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 176 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:

6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë. Janë 1,357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 84 vjeç.

Janë shëruar 172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,964 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shtator 2022)

  • Raste të reja ditore                17
  • Të shëruar në 24 orë           172
  • Të shtruar në spitale             13
  • Humbje jete në 24 orë           1
  • Testime ditore                     176
  • Testime totale                   1,970,552
  • Raste pozitive                      329,907
  • Raste të shëruara                  324,964
  • Raste Aktive                             1,357
  • Humbje jete                              3,586

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                    601
  • Shkodër                 167
  • Durrës                     131
  • Elbasan                   121
  • Fier                           76
  • Vlorë                         63
  • Gjirokastër                57
  • Korçë                         44
  • Berat                           41
  • Lezhë                          28
  • Dibër                           25
  • Kukës                           3

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *