Covid-19/MSH: 15 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike bilancin lidhur me situatën e covid-19 në vendin tonë, nga ku raportohet se nga 559 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me covid-19 gjithashtu raportohet për 1 humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 2 në Durrës, nga 1 qytetarë në Shijak, Dibër, Fier, Lushnje, Sarandë, Finiq, Korçë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetare 66 vjeç, nga Gjirokastra.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,202 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 15

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 559

Testime totale 2,001,623

Raste pozitive 331,976

Raste të shëruara 328,202

Raste Aktive 180

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 131

Vlorë 15

Fier 10

Gjirokastër 5

Berat 5

Durrës 5

Elbasan 4

Shkodër 2

Lezhë. 1

Korçë. 1

Dibër. 1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *