Covid-19, MSH: 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid-19 në vendin tonë.

Me anë të një njoftimi zyrtar, MSH bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk raportohet për asnjë humbje jete, ndërsa shton se nga 309 testime të kryera vetëm 10 qytetarë janë të infektuar.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë: 309 testime, 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

20 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në këto Bashki:

6 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Divjakë, Tepelenë.

Janë 194 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,354 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 309

Testime totale 2,006,019

Raste pozitive 332,142

Raste të shëruara 328,354

Raste Aktive 194

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147

Gjirokastër 14

Vlorë 8

Fier 7

Elbasan 6

Shkodër 3

Berat 3

Durrës 3

Korçë. 2

Lezhë. 3

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *