Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 363 teste të kryera, 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 24 orët e fundit. Rastet ishin: 3 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Fier, nga 1 qytetarë në Durrës, Himarë. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Aktualisht janë 187 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,169 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *