Cocid-19/MSH: 31 raste të reja dhe asnjë humbje jete për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin lidhur me situatën e covid-19 në vend ku raportohet se nga 509 testime të kryera 31 qytetarë rezultojnë të infektuar me virusin covid-19, sakaq nuk raportohet të ketë humbje jete në 24 orët e fundit.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë: 509 testime, 31 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 509 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto Bashki:

14 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Fier, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Patos, Himarë, Delvinë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 31

Të shëruar në 24 orë 26

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 509

Testime totale 1,999,164

Raste pozitive 331,900

Raste të shëruara 328,091

Raste Aktive 216

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150

Vlorë 17

Gjirokastër 14

Fier 13

Durrës 8

Berat 5

Shkodër 4

Elbasan 3

Korçë 2

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *