Ç’ndodh nëse familja dhe shoqëria e saj nuk e pranojnë Luizin? Përgjigjet Kiara

Edhe pse Kiara më në fund i dha puthjen e shumëpritur, Luizi ka ende pasiguri dhe pikëpyetje. Të paktën kështu duket.

Në një bisedë të fundit mes tyre, ai ka pyetur moderatoren se si do vepronte nëse ndonjë nga familja apo shoqëria nuk do e mbështeste lidhjen e saj me Luizin.

Por, Kiara e siguroi se nuk ndikohet nga ta. Ajo u shpreh se beson se diçka e tillë nuk do ndodhë duke thënë se vepron si e ndjen ajo.

Nuk ka lidhje asnjë. Ato më njohin shumë mirë dhe më mbështesin sepse e dinë se unë nuk i afroj disa njerëz kot por sepse e ndjej që janë njerëz të mirë. Për këtë jam e sigurt që e kanë kuptuar se unë nuk afroj njerëz kot. Nuk e besoj të thonë se ti nuk je për mua. Por, edhe po thanë “OK”. Nuk është se i kam pyetur ndonjëherë njerëzit. Ato më kanë thënë shumë herë për diçka mos e bëj dhe unë prap e kam bërë. Pyes 100 vetë dhe bëj siç ma ndjen vetë.”-tha Kiara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *