Çmimi Nobel në Letërsi i jepet shkrimtares franceze Annie Ernaux

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

Në shkrimin e saj, Ernaux vazhdimisht dhe nga këndvështrime të ndryshme, shqyrton një jetë të karakterizuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën. Rruga e saj drejt autorësisë ishte e gjatë dhe e mundimshme.

Annie Ernaux

Çmimi Nobel në Letërsi 2022

Lindur: 1 shtator 1940, Yvetot, Francë

Vendbanimi në kohën e dhënies së çmimit: Francë

Motivimi i çmimit: “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”

Gjuha: frëngjisht

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *