Cilësi kineze/ Shembet ura e autostradës. 4 persona humbin jetën në Pekin, 8 të tjerë plagosen  

Një tragjedi ka ndodhur në Pekin, ku si pasojë e shembjes të një ure në autostradë humbën jetën katër persona. Mediat e huaja raportojnë se tetë persona kanë ngelur të plagosur, por akoma nuk dihet se sa mund të jenë lënduar, pasi një numër i panjohur personash po punonin në urë kur ndodhi aksidenti.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:36 (me orën lokale) kur një pjesë e urës që kalon mbi një autostradë u shemb.

Tre kamionë në urë ranë dhe një makinë u shtyp nën urën e shembur nga një kolonë, duke bllokuar trafikun e dyanshëm të autostradës.

Ministria e transportit udhëzoi shërbimet lokale të transportit për të monitoruar situatën dhe për të kryer operacione emergjente shpëtimi.

Të plagosurit aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spital, raportojnë mediat vendase.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *